Moderatorja e BBC-s u bë virale në rrjetin social X (ish-Twitter) pasi gjatë edicionit të lajmeve ajo improvizoi me duar paraqitjen e Super-Hënës blu në vend të imazheve.
Derisa fliste për eventin e rrallë astronomik të javës së kaluar gjatë transmetimit ajo bëri dy duart bashkë për ta përshkruar me një farë forme se siç është dukur Hëna, transmeton Telegrafi.
“Më vjen shumë keq që nuk kam fotografi për t’ju treguar. Dukej pak kështu”, tha ajo duke bashkuar duart për të formuar një rreth.
What happens when you can’t show us pictures of the super moon?
You improvise. pic.twitter.com/fMcTh2jehs
— Scott Bryan (@scottygb) August 31, 2023
Fenomeni Super-Hëna blu ndodh kur Hëna e plot paraqitet dy herë brenda muajit tonë kalendarik. Derisa termi Super-Hënë në përgjithësi do të thotë kur Hëna e plotë ndodhet në pikën më të afërt me Tokën që njihet si “perigje”, shpjegon astronomja kosovare, Pranvera Hyseni. /Telegrafi/