Telegrafi

I bëri dhuratë partnerit testin e ADN-së, doli të jetë ide shumë e keqe

Të zgjedhësh dhuratën e duhur për më të dashurit në prag të festave të fundvitit sigurisht se është një sfidë.

Një grua e dinte me siguri se çfarë do t’i dhuronte partnerit, pasi edhe më herët e kishte përmendur një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

Ai ishte i etur të bënte testin e ADN-së, kështu ajo kishte menduar se do të jetë dhuratë e mirë dhe për këtë ia kishte blerë.

E kur dhurata i mbërriti në shtëpi, ajo e mori dhe e mbështolli me letër dekoruese – por shpejt u kuptua se ky test do të shkaktonte probleme dhe do të zbulonte sekretin e jetës për partnerin e saj.

Gruaja e paemëruar ka shkruar në Reddit një rrëfim me mbishkrim “Unë jam shumë e keqe”. Aty shpjegoi se si i kishte treguar të ëmës së partnerit për testin e ADN-së, dhe ishte habitur nga reagimi i saj.

“Sapo përmenda testin e ADN-së, ajo u zbeh e tëra dhe filloi të bëjë gjeste të pakontrolluara”, shkroi ajo.

“Ajo tha, oh zot. Kjo më bën nervoz. Duket se duhet të presësh pak për këtë dhuratë, ndoshta deri në ditëlindjen e tij. Unë dhe babai i tij duhet të bisedojmë”, shtoi ajo.

Shpejt e ëma e tij pranoi se ish-bashkëshorti i saj në fakt nuk ishte babai biologjik i dy djemve të saj. Ai nuk mund të kishte fëmijë, dhe kështu përdorën spermën e një donatori me qëllim që të krijojnë familje. /Telegrafi/