Site icon Telegrafi

Bëri bujë pasi i dha gji foshnjës së sëmurë në spital, policja merr gradën e rreshteres për gjesin e saj

Një efektive e policisë i dha gji një fëmije të keq-ushqyer, i cili u soll në spitalin ku ajo ishte në detyrë. Celeste Ayala po punonte në spitalin e fëmijëve të Sor Maria Ludovica në Buenos Aires, kur foshnja u soll duke qarë në mënyrë të dëshpëruar.

Policja i kërkoi leje mjekëve për ta mbajtur dhe ushqyer foshnjën sepse po e shihte që ishte i uritur dhe se stafi i spitalit ishte i mbingarkuar me punë. Mjekët e lejuan dhe sapo fëmija filloi të ushqehej pushoi së qari menjëherë.

Fotografia e oficeres Celeste Ayala u bë virale në rrjet pak ditë më parë.

Oficerja që sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, kërkoi leje ta ushqente me gji. Veprimi i veçantë u fotografua dhe bëri jehonë në mediet botërore. Të shumta ishin komentet pozitive për Celeste Ayala-n. Mirëpo, pak ditë pas këtij veprimi, duket se për Celesten ka ndodhur mrekullia.

Ajo ka përfituar rritje në detyrë duke marrë gradën e rreshteres për gjesin e sa njerëzor aq edhe heroik. Lidhur me veprimin, ajo u shpreh për mediat: Ishte thjesht spontante, përcjell Telegrafi.

M’u zgjua në çast instinkti i nënës” Minsitri për sigurinë falënderoi personalisht rreshteren e re, duke thënë se ajo ishte shembulli i policisë së Argjentinës.

Fotografia ka marrë më shumë se 68000 pëlqime, 300 komente dhe u shpërnda 94000 herë nga persona të cilët admiruan veprimin e saj kundrejt një fëmije të panjohur dhe “të pistë”.

Sipas mediave lokale, foshnja ishte më i vogli i gjashtë fëmijëve të një nëne beqare, e cila ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike.

Brigada e zjarrit, ku Ayla punon si vullnetare gjatë kohës së lirë, shpërndau fotografinë e saj duke thënë se, “Sjellje të tilla na mbushin me krenari dhe na detyrojnë të dyfishojmë përpjekjet, punën dhe solidaritetin me komunitetin tonë”.

Exit mobile version