Tun Bardhoku ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Prishtinës në fitoren e vështirë ndaj Drenicës 1-0.
Futbollisti nga Gjakova ka luajtur në shumë pozita, teksa në takim me drenicasit u aktivizua në rolin e qendërmbrojtësit.
Bardhoku dha asistimin më të rëndësishëm deri më tani këtë edicion, pasi një harkim i gjatë i tij në zonë gjeti Ahmed Januzin që shënoi për 1-0.
Pas ndeshjes lojtari që ka luajtur si mbrojtës i majtë e si mesfushor foli për faqen zyrtare të klubit rreth pozitës së tij të re në fushë.
“Është pozitë që e njoh rolin e qendërmbrojtësit, megjithëse nuk e kam luajtur një kohë të gjatë, por besoj u adaptova menjëherë në atë pozicion dhe jam shumë i lumtur për golin e Januzit që na e dha fitoren”, tha Bardhoku.
Krejt në fund gjakovari deklaroi se shpreson që skuadra e tij të vazhdoj me këtë ritëm edhe në pesë takimet e fundit.
“Shpresoj të vazhdojmë në këtë ritëm edhe pesë ndeshjet e fundi”, deklaroi Bardhoku për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas. /Telegrafi/