Telegrafi

Bergkamp mbush 51 vjet, ta kujtojmë njërin nga veprimet më të mira në histori të futbollit

Dennis Bergkamp mbush 51 vjeç sot (e diel) dhe ia vlen të kujtohet njëra nga ‘prekjet’ më të mira në histori të futbollit, e prodhuar nga holandezi kundër Newcastle United.

Legjenda holandeze llogaritet si njëri nga lojtarët më elegant në histori të futbollit dhe gjatë karrierës së tij ai e ka dëshmuar atë disa herë.

Një e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2002 në një ndeshje të Arsenalit ndaj Newcastle në St. James Park.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i Wengerit te Arsenali - Nga Seaman e Adams, tek Vieira e Henry

Bergkamp në këtë ndeshje bëri një nga ‘prekjet’ më të mira të topit, duke shmangur mbrojtësin kundërshtar me një lëvizje.

Mbrojtësi i Newcastle, Nikos Dabizas ishte ‘viktima’ e holandezit, i cili pas veprimit të tij magjik doli i vetëm me portier.

Me elegancën dhe gjakftohtësinë e tij, Bergamp shënoi pa shumë mund gol dhe sot e asaj dite ky veprim duartrokitet nga të gjithë. /Telegrafi/