Telegrafi

Bergkamp është një nga më të mirët në histori të Arsenalit, por ai gjithmonë është kritikuar nga tifozët për këtë pjesë të klauzolës

Dennis Bergkamp është një nga lojtarët më të mirë në histori të Arsenalit.

Në 423 ndeshje ai ka shënuar 120 gola në të gjitha gara për Topçinjtë.

Por, sa herë që flasim për atë na kujtohet nofka e tij e famshme ‘Holandezi jo fluturues’.

Këtë nofkë e mori nga frika që kishte për të udhëtuar me aeroplan dhe këtë e kishte edhe në klauzolë me Arsenalin.

Në rast se klubi nga Londra do udhëtonte me aeroplan për një ndeshje ai ishte i liruar nga fluturimi dhe në rast se ishte e pamundur një formë tjetër e transportit Bergkamp ishte i liruar edhe nga takimi.

Kjo nuk i ka pëlqyer tifozëve të Arsenalit pasi ata ishin në shumë raste pa sulmuesin e tyre kryesor në Ligën e Kampionëve dhe kjo ishte një arsye më shumë e mos suksesit. /Telegrafi/