Beren Saat dhe Kenan Dogulu janë ndër çiftet më të mira dhe më të përzemërta të botës së shoubizit në shtetin turk.
Martesa e tyre duket se është duke hasur në një krizë dhe se po përfolet se shumë shpejt do të kurorëzohen.
Dyshimet nisën për ditëlindjen e aktores, kur ajo kishte lënë një mesazh në rrjetet sociale teksa përmendi ish-të dashurin Efe Guray gjersa e anashkaloi bashkëshortin e saj.
Në anën tjetër, këngëtari nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e së shoqes duke i shtuar dyshimet se martesa e tyre ka përfunduar.
Megjithatë, Kenani po mundohet ta shpëtojë martesën e tyre edhe pse aktorja tashmë ka vendosur t’i jap fund martesës.
Se si do të përfundojë kjo telenovelë mbetet të shihet, por që dyshja janë të martuar që nga viti 2014.
Ndryshe, Saat është e njohur më mirë si Bihteri i serialit “Dashuri e ndaluar”, ku Saat ka interpretuar përkrah Kivanc Tatlitug. /Telegrafi/