Telegrafi

Berdych: E pabesueshme, fitorja e karrierës

“Është vërtetë e vështirë të shprehem se si ndjehem, është e pabesueshme. Të luaj në këtë stadium ndaj një tenisti aq të madh si Federer dhe në fund të jem fitues, është vërtetë fantastike”.

“Kjo ishte ndeshja më e vështirë e karrierës time deri tani, është një hap i madh përpara dhe jam aq i lumtur për këtë. Tani për tani është vështirë të mendoj për ndeshjen tjetër, unë vetëm dua disa minuta dhe orë për t’u kënaqur me këtë. Më pas duhet të bëhem gati dhe të përgatitem për kundërshtarin e radhës”, deklaroi Berdych. /Telegrafi/