Përbërësit:
* 500 g salsiçe italiane
* 200 g mashurka, të kulluara nga lëngu i konservimit
* 200 g fasule
* 400 g domate të prera në copa
* një grusht ullinjsh të gjelbër të mbushur me sardele, të ndarë përgjysmë
* 1 lugë gjellë vaj ulliri + për spërkatje
* 1 thelb hudhre të shtypur
* 1 lugë gjellë uthull vere të kuqe
Përgatitja:
Në një tigan, nxehni vajin dhe kaurdisni hudhrën, pastaj shtoni fasulet, mashurkat dhe domatet. Lërini derisa të ziejnë, pastaj fikni zjarrin dhe lërini të trashen në avullin e tyre për 10 minuta.
Shtoni ullinjtë, uthullën dhe ziejini edhe për disa minuta të tjera. Hidhini kripë dhe piper të zi të sapobluar.
Shërbejeni këtë sallatë të ngrohtë me copa koresh buke menjëherë, të spërkatur edhe me pak vaj. /Telegrafi/