Telegrafi

Berberi tallet me klientin dhjetëvjeçar kinse ia ka prerë veshin (Video)

Jude Sannicandro është berberi nga Florida e Shteteve të Bashkuara, që po kritikohet për veprimin e bërë ndaj Vito DiPalma.

Tallja banale me një dhjetëvjeçar, kinse ia ka prerë veshin, u konsiderua si e tepruar dhe shumë e ashpër, transmeton Telegrafi.

“Duket më fëmijë se klienti tij i vogël, për fat të mirë ai ishte i përmbajtur” ka shkruar një komentues. Madje, shumë njerëz që frikësohen prej gjakut, thanë se ata do alivanoseshin dhe të rrëzoheshin prej karriges.

Në anën tjetër, Sannicandro që është berberi i tërë familjes DiPalma, ka thënë se përdori ngjyrë të kuqe vetëm për lojë dhe që nuk ka dashur t’i shkaktoi ndonjë lëndim fëmijës. /Telegrafi/