Site icon Telegrafi

Berberi përdor teknikën e vjetër të heqjes së morrave, për t’ju shkurtuar flokët klientëve (Video)

Vetëm klientët e guximshëm, mund të ulen dhe të përjetojnë ndjenjën e karriges së nxehtë, teksa iu shkurtohen flokët me anë të flakës.

Kadir Demirel ka hapur një sallon në Holandë, ku gërshërët i ka zëvendësuar me lëngun e djegshëm, të cilit i vë flakën me shumë kujdes, transmeton Telegrafi.

Derisa flokët janë në zjarr, 39-vjeçari përdor krehrin dhe brushën për të larguar fijet e padëshiruara.

“Kjo teknikë, është përdorur në Turqinë e vjetër për të hequr morrat. Më vonë, është adoptuar dhe ka shërbyer për të lëmuar flokët, pasi nuk kishte tharëse”, ka shpjeguar Demirel.

Megjithëse duket e lehtë, berberi turk kërkon që të mos provohet më asnjë mënyrë, pa pasur trajtimin e duhur.

“Klientët nuk frikësohen, sepse nuk kanë dhimbje. Te unë vijnë edhe fëmijë shtatëvjeçarë”, ka thënë berberi.

Në anën tjetër, ai kërkon të rinj që t’ju mësojë teknikën, të cilën e konsideron të lehtë për ta mësuar dhe shumë argëtuese. /Telegrafi/

Exit mobile version