Site icon Telegrafi

Berberi amerikan pothuajse vdiq, pasi “ra mbi gërshërë” – publikohen pamjet e momentit të tmerrshëm

Një berber në Boston të SHBA-së aksidentalisht ka rënë mbi një palë gërshërë të mëdha për prerjen e flokëve gjatë një “aksidenti shumë të çuditshëm” javën e kaluar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Steve Silva po priste flokët e një klienti të premten e kaluar kur ai rrëshqiti dhe ra në tokë, duke bërë që gërshërët e mëdha t’i shponin gjoksin, thanë raportet.

Ai u pa në pamjet e sigurisë duke u rrëzuar ndërsa dy bashkëpunëtorë nxituan për ta ndihmuar.

Ata u desh që të reagonin fuqishëm me “peshqirët e letrës” dhe të ushtronin presion në plagë, tha pronari i dyqanit, Robert Dello Russo.

“Shikova poshtë dhe pashë gjak që dilte”, kujton Silva, sipas New York Post. “Shikova klientin tim dhe i thashë: ‘Unë mendoj se thjesht kam goditur veten me thikë'”.

“Ne nuk ishim të sigurt se sa serioze ishte derisa të dëgjonim se ata duhej të kryenin një operacion me zemër të hapur mbi djalin tonë”, sipas një njeriu që ka ngritur një fond për Silva për të ndihmuar në pagimin e kostove mjekësore.

Ndërkohë një mjek i tha mediave se gërshërët e mëdha për pak sa nuk e kishin goditur në zemër Silvan.

“Ai është në gjendje të qëndrueshme, ata e zhvendosën atë jashtë Kujdesit Intensiv”, ka thënë Dello Russo. “Por ai nuk do të jetë atje për të paktën dy javë”. /Telegrafi/

Exit mobile version