Ish-sulmuesi i KEK-ut, Prishtinës, Hysit dhe se fundmi bëri karrierë në Suedi, i ka thënë KosovaPressit, se është afër marrëveshje me skuadrën gjilanase.
Berbatovci, i njohur me nofkën “Berbagoli”, thotë se negociatat me krerët e Dritës janë në përfundim dhe sipas tij në fillim të javës së ardhshme do të zyrtarizohet marrëveshja.
“Jam afër marrëveshje me Dritën. Negociatat kanë shkuar mjaft mirë. Ka mbetur të bisedohet edhe për disa detaje të vogla, dhe besoj se të hënën do të firmosi për Dritën”, ka thënë Berbatovci.
“Drita mi ka plotësuar kushtet që unë i kam kërkuar dhe të hënën pres të nënshkruajë marrëveshjen gjashtëmujore”, ka theksuar Berbatovci.
Për shërbimet e Berbatovcit ishin të interesuar edhe disa klube tjera elitare, por oferta e gjilanasve duket se ishte me favorshmja.
Sulmuesi nga Obiliqi pasi të firmos kontratën pritet t’i bashkohet skuadrës së Arbnor Morinës. Berbatovci ka shtuar se “do të bëjë më të mirën për ekipin e Dritës”. /KP/Telegrafi/