Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, është kthyer për të zbuluar një prapaskenë nga e kaluara e tij.
Bullgari ke zbuluar se ishte shumë afër kalimit te Manchester City, por në fund ai i kishte refuzuar.
“Natën para se të nënshkruante Robinho për Manchester Cityn, agjenti më tha se City ishin të interesuar për mua”.
“Më tha se më kanë ofruar më shumë para se Djajtë e Kuq, por iu përgjigja duke i thënë se e dua vetëm Unitedin”, ka thënë Berbatov në një intervistë për FourFourTwo.
Berbatov iu bashkua Unitedit nga Tottenhami në vitin 2008 për 30.75 milionë funte (34 milionë euro).
Gjatë aventurës së tij te Djajtë e Kuq sulmuesi i njohur evropian shënoi 56 gola në 149 paraqitje.
Pas largimit nga Man Utd ai iu bashkua Fulhamit, pastaj Monacos, PAOK-ut dhe së fundmi skuadrës indiane, Kerala Blasters. /Telegrafi/