Telegrafi

Berbatov: Nuk largohem

“Qëllimi im është të vazhdoj me Unitedin, ekipin më të fortë në botë, me të cilin dua ta përfundoj kontratën aktuale. Unë e di se kam kualitete për ta bërë këtë. Me ardhjen te Manchester Unitedi, unë kam arritur gjithçka që kam dashur”.

“Unë dua t’u pyes se pse çdo e dyta pyetje që marr është se ku do të shkoj vitin e ardhshëm. Çuditem se si mediat nuk më urojnë fat të mbarë sezonin e ardhshëm me Unitedin, por më pyesin se ku do të shkoj”, deklaroi bullgari për 24 Chassa. /Telegrafi/