Ish-sulmuesi i Tottenham, Dimitar Berbatov është i bindur që Harry Kane është i hapur për të kaluar në Manchester Unitedi.
Berbatov mendon se Kane po konsideron një transferim te Unitedi për shkak të mungesës së trofeve në Tottenham.
“Hapi i fundit për mua ishte bashkimi me Manchester Unitedin dhe e dija se do të zhgënjeja shumë njerëz, veçanërisht tifozët e Tottenhamit, por unë ndoqa rrugën time”, ka thënë fillimisht Berbatov në BBC.
“E dija se nëse e humb atë shans një tjetër mund të mos vijë. Kështu është në futboll. Ndonjëherë duhet të marrësh vendime të vështira”.
“E njëjta situatë po ndodh me Harry Kane për momentin, e njëjta gjë. Ai është në të njëjtën situatë si unë, pasi ai ka filluar të bëjë pyetje dhe mbase koka e tij nuk është në vendin e duhur”.
“Kane është në të njëjtën situatë. Nëse ka ndonjë të vërtetë në thashethemet, është në kokën e tij, 100 për qind. Mungesa e trofeve është problemi kryesor për lojtarët si Kane”.
“Ai nuk është duke u bërë më i ri. Ai dëshiron të shikojë para dhe të dijë se duhet të fitojë trofe”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/