Telegrafi

Berbatov drejt Bayernit?

Sipas News of the World, bosi i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson është i gatshëm të largojë sulmuesin e frustruar me formën e tij. United shpenzoi më shumë se 30 milionë funte për transferimin e bullgarit, por Berbatov ka dështuar të ripërtërijë formën që e pati te Tottenhami.

Berbatov ka kaluar pesë sezone te Bayer Leverkuseni dhe spekulohet se destinacioni i tij i radhës mund të jetë Bayern Munichu, pasi që me ardhjen e sulmuesit meksikan Javier Hernandez në radhët e United, pritet që bullgari të qëndrojë në bankën rezervë. /Telegrafi/