Telegrafi

Berbatov: Dështova në sezonin e parë tek United

“Në vitin e parë isha i zhgënjyer në vetvete. Më duhet ta them këtë. Ishte presion i madh për mua dhe ndoshta dështova ta tregoj veten. Mendoj se dëshiroja ta dëshmoj veten para këtyre tifozëve”.

“Duhet të kuptoni se ata janë mësuar me (yje të tilla) si (George) Best, (Bobby) Charlton, (Eric) Cantona. Unë jam vetëm Dimitar”, ka thënë bullgari për “The Daily Mirror”.

Sido që të jetë, Berbatov mendon se këtë sezon është përmirësuar dukshëm dhe planifikon të shënojë më shumë gola.