Telegrafi

Berbatov: Bullgaria mund ta fitojë Italinë

“Pas suksesit të së shtunës, ne besojmë se mund ta bëjmë këtë, madje edhe nëse kjo do të jetë shumë, shumë vështirë”, ka thënë sulmuesi bullgar.

Bullgaria u rikthye nga një gol i hershëm i Stevan Jovetic për të mposhtur Malin e Zi me rezultat 4-1 gjatë vikendit, përfshirë edhe një gol të Berbatov.

“Sa i takon nivelit personal, jam i lumtur që iu jam rikthyer golave me kombëtare dhe i kam dhënë fund mungesës. Jam i bindur se kemi shanse të mposhtim Italinë”, ka shtuar Berbatov.