Nënkryetari i klubit të Prishtinës, Afrim Muçiqi, tha për Gazetën Arena se klubi ‘bardhekaltër’ është ‘shtëpia’ e Bërbatovcit. “Florimi nuk mund të shkojë tjetër kund, sepse Prishtina është shtëpia e tij. Ai ka treguar formë fantastike edicionin e kaluar dhe do të na ndihmonte shumë në vazhdim të kampionatit. Jemi marrë vesh me të dhe në momentin që FFK-ja jep përgjigje, ai do t’i bashkohet skuadrës”, deklaroi Muçiqi, për t’u shprehur tutje i bindur në përgjigjen pozitive të komisioneve përkatëse të FFK-së.
“Jam i bindur që do të na lejojnë ta regjistrojmë Bërbatovcin, pasi që ai ka luajtur edhe në edicionin e kaluar për ne. Megjithatë, përgjigjen përfundimtare e presim të premten”, shtoi Muçiqi.
Ndryshe, Prishtina këtë stinor është ndër skuadrat me më së paku gola të shënuara, ku në 11 ndeshje ka shënuar vetëm nëntë gola. /Tribuna/Telegrafi/