Telegrafi

Berati nën mbrojtjen e UNESKO-s

"Ky është një lajm i gëzueshëm për gjithë shqiptarët. Shqipëria gjithnjë e më tepër jo vetëm që bëhet e njohur, por gjithnjë e më tepër vlerësohet si vend qytetërimesh të lashta, si vend stabël, si vend që meriton të bëj pjesë në familjet më të avancuara të globit, siç është familja e komunitetit europian", tha për BBC- në me të mësuar lajmin ministri i Kulturës, Ylli Pango.

Vendimi i UNESKO-s është përshëndetur edhe nga kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi.

Nasufi i tha BBC-së se tani e tutje pret që ky qytet i lashtë të zhvillohet edhe më.

Specialisti i monumenteve Emin Riza ndërkaq ka deklaruar se me këtë pranim të Beratiti dhe para tij të qytetit të Gjirokastrës në UNESKO bien poshtë pretendimet e qarqeve të caktuara që për shqiptarët flasin si për një popull endacak. /bbc/