Site icon Telegrafi

Berat: Rrezikohet nga flakët lagjja muzeale

Flakët janë shfaqur fillimisht në zonën me ullinj, por era dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e tyre duke zgjeruar sipërfaqen e djegur në shumë pak minuta.

Banorët e zonës njoftuan repartin e zjarrfikëses të cilët arritën të vinin flakët nën kontroll pas 30 minutash, pas një pune të vështirë për shkak të terrenit të thyer, raportoi AS.

Një sipërfaqe e madhe e gjelbër është djegur, ndërsa kurora e pishave, ku dëmi do të ishte shumë më i madh dhe mundësia e mundësia e ndërhyrjes e vogël, i ka shpëtuar flakëve./Telegrafi/
 

Exit mobile version