Site icon Telegrafi

Berat: Refuzohet fejesa, 6 persona plagosen

Policia tha se “të afërmit e dy të rinjve u rrahën me mjete të forta dhe për pasojë mbetën të plagosur 6 persona, njëri prej të cilëve, Ylli Zenuni është në gjendje kritike për jetën në spitalin Ushtarak të Tiranës”.

Policia tha se “konflikti mes familjes Zenuni dhe familjes Fushtani ka nisur rreth dy javë më parë ku familja Zenuni ka kërkuar dorën e vajzës së familjes së Ali Fushtanit për djalin e tyre, por, babai i vajzës nuk ka pranuar që e bija të fejohej me djalin e familjes Zenuni”.

Policia tha se “pavarësisht refuzimit të kryefamiljarit, familja Zenuni vazhdoi përpjekjet për lidhjen e miqësisë dhe fjala për fejesën e mundshme të dy të rinjve u përhap në të gjithë fshatin”. “Kjo ka shqetësuar prindërit dhe të afërmit e vajzës, të cilët kanë vendosur që të sqaroheshin njëherë e mirë me familjen Zenuni, në të cilën debatet e forta mes palëve kanë përfunduar në përleshje të përgjakshme”, tha policia.

Policia e Beratit arrestoi babain, xhaxhain, vëllanë e vajzës si dhe nipin e tyre./Telegrafi
 

Exit mobile version