Telegrafi

Berat Gjimshiti spektakolar, shënon golin e fitores dhe i jep Atalantas kualifikimin – shpallet lojtar i ndeshjes

Berat Gjimshiti në paraqitjen e tij të 200-të me fanellën e Atalantas shënoi golin e fitores ndaj Sturm Graz dhe kualifikoi ekipin e tij në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës.

Pas një pjesë të parë pa gola, ndeshja u zhbllokua në të dytën, kur mbrojtësi shqiptar u gjend bukur në zonë dhe me një goditje me të majtën shënoi për 1-0.

Ishte mënyrë e shkëlqyer për të festuar paraqitjen e tij të 200-të për klubin.

Gjimshiti ishte lojtar i ndeshjes sipas SofaScore, duke u vlerësua me notën 8.2.

Ai kishte edhe 10 spastrime nga zona, katër duele të fituara dhe pesë pasime të gjata të sakta.

Me këtë fitore Atalanta ka kaluar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës. /Telegrafi/