Atalanta ka marrë një fitore të thellë me rezultat 5-0 në udhëtim ndaj Empolit në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit italian.
Merita për këtë fitore të thellë të mysafirëve pati padyshim edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.
Gjimshiti ishte një ‘mur i gjallë’ në mbrojtjen e Atalantës duke mos lejuar kundërshtarët që të rrezikojnë portën e tyre.
Përveç paraqitjes fantastike në mbrojtje, reprezentuesi shqiptar kontribuoi edhe në aspektin ofanziv, duke asistuar për Mateo Reteguin tek goli i dytë i shënuar.
Për paraqitjen e tij dhe asistimin e bërë, Gjimshiti u vlerësua me notën 7.9 nga Sofascore, duke bërë që të përfundojë në mesin e tre lojtarëve më të dalluar të këtij dueli.
32-vjeçari pati plotëë 12 spastrime të topit brenda zonës, një ndërhyrje ndaj kundërshtarit dhe 22 pasime të kompletuara.
Ai gjithashtu fitoi dy duele si dhe pati një gjuajtje në drejtim të portës kundërshtare.
Sidoqoftë, mbrojtësi shtatlartë ishte i pafat pasi u detyrua të largohej nga loja në minutën e 63-të duke u zëvendësuar nga Rafael Toloi shkaku i lëndimit./Telegrafi/