Telegrafi

Berat Gjimshiti në stilin e sulmuesit, shënon gol ndaj Lazios

Mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti, po kalon një formë shumë të mirë me klubin nga Serie A.

Ai në ndeshjen e sotme në kuadër çerekfinales së Kupës së Italisë ndaj Lazios ka startuar nga minuta e parë.

Mbrojtësi në minutën e shtatë, u gjen në një pozitë të mirë, ku arriti të shënojë në portën e Lazios.

Gjimshiti është kthyer në njërin nga lojtarët kryesor të Atalantas, klub që po kalon sukseset më të mëdha në histori.

Ndeshja pritet të jetë e zjarrtë në minutat e mbetur, ndërsa te Lazio nga minuta e parë po luan Vedat Muriqi. /Telegrafi/