Site icon Telegrafi

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimishiti nuk ishte i disponuar për të kërkuar alibi pasi Atalanta doli nga Liga e Kampionëve nga Club Brugge.  

Club Brugge fitoi me rezultat të përgjithshëm 5-2, duke eliminuar Atalanta e Gjimshitit.  

“Është e vështirë të gjesh fjalët tani. Ne e urojmë Bruggen, ata kishin tre gola me tre kundërsulme, ata e dinin se çfarë po bënin dhe e bënë lojën tonë më të komplikuar”. 

“Unë ende pashë shpirt nga skuadra, ne kurrë nuk u dorëzuam dhe pavarësisht kësaj disfate, ne duhet të ngremë kokën lart dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës në Serie A”, ka thënë Gjimshiti për Sky Sport Italia. 

Megjithatë, Gjimshiti nuk ishte i disponuar për të kërkuar alibi pas humbjes. 

Lexo po ashtu Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

“Tani ne duhet të rimbushim bateritë tona, ta marrim lojën një nga një dhe të mësojmë nga gabimet tona”, deklaroi mbrojtësi. 

Atalanta është gjithashtu jashtë Kupës së Italisë pas humbjes 1-0 në çerekfinale ndaj Bolognas, kështu që tani i gjithë fokusi i tyre duhet të jetë në Serinë A. /Telegrafi/  

Exit mobile version