Site icon Telegrafi

Beqiri për taksën në Rrugën e Kombit: Po gjobitemi që po e vizitojmë Shqipërinë në katër stinët e vitit

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka vlerësuar se nuk është thënë asnjë fjalë nga krerët e vendit për tarifë-gjobitjen e qytetarëve të Kosovës nga Rama.

Beqiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “e kuptojmë një tarifë të arsyeshme, por jo të gjobitemi”.

Postimi i Beqirit në Facebook:

“Për tarifë-gjobitjen për rrugën e kombit

Asnjë fjalë nga “krerët”e vendit për tarifë-gjobitjen e qytetarëve të Kosovës nga Rama, asnjë fjlalë s’u shpëtoj nga goja. E kuptojm një tarifë të arsyeshme, por jo të gjobitemi. Po gjobitemi që po e vizitojmë Shqipërinë në katër stinët e vitit. Turp të kenë ata vendimmarrës. Uroj që kur të vij një Qeveri tjetër në Tiranë të reflektoj.

Për ”turin” turistik të disa zyrtarëve në Tiranë. Respekt per z.Sali Berisha,për qëndrimin e tij për kufinjët e Kosovës, por asgjë dhe askush nuk na bind ti bashkohemi lojës në regji të z.Thaqi e në dëm të vendit,në emër të njëfarë Uniteti. Sa për dialogun, ekipin e “Unitetit” në krye me Thaqin”,korigjimin”-sakatimin e kufirit dhe Kosovës, jo faleminderit”,ka shkruar Beqiri. /Telegrafi/

Exit mobile version