Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se deputetët e LDK por edhe të gjithë qytetarët që nga vdekja e të riut Astrit Deharit kanë qenë të interesuar që të dihet e vërteta.
“Asnjëherë nuk kemi qenë kundër qe të flitet për këtë temë në Kuvend por vetëm pasi që organet kompetente ta thonë fjalën e tyre”, ka thënë Beqiri.
Ai ka shtuar se kanë kaluar disa javë nga vdekja e Deharit dhe se është abuzuar, dhe keqpërdor ky rast tragjik në forma të ndryshme.
“Askush nga ne nuk duhet shfrytëzuar raste të tilla për çfarë do përfitimi qoftë edhe politikë. Në asnjë rrethanë nuk duhet politizuar rasti i vdekjes së të riut Dehari”, u shpreh Beqiri, transmeton Telegrafi.
Beqiri ka theksuar se LDK ka kërkuar edhe për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës të zyrtarëve të LDK-së për organet kompetente, kush po i sulmon institucionet, eskortën e kryeministrit etj.
“Jemi të interesuar të zbardhet çdo rast”, tha Beqiri./Telegrafi/