Site icon Telegrafi

Beqiri: Vazhdoj të jem kryetar i Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave

Kryetari i Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave në Prishtinë, Ismet Beqiri, ka komentuar zërat e anëtarësisë së kësaj partie për dorëheqjen e tij nga ky post.

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvend, Ismet Beqiri tha se i kupton ambiciet e njerëzve, të cilat i vlerësoi si normale, por shtoi se kjo s’ka të bëj fare me organizimin e degës.

“LDK-ja është e suksesshme, e cila asnjëherë nuk i ka humbur zgjedhjet deri në këtë vit, dhe unë jam shumë krenar që e udhëhiqi atë degë, e para. Dhe e dyta, çdo vendim i degës, i strukturës, i kuvendit dhe i kryesisë për mua është obligativ. Asnjë tjetër jashtë kësaj nuk është obligativ për mua dhe nuk prodhon efekt. Për mua LDK-ja është shtëpi e madhe, ka rregull, ka rend. Unë i kuptoj ambiciet e njerëzve. Janë normale, por kjo s’ka të bëjë fare me degë. Ai takim i kafiterive është. Nuk ka qenë hera e parë. Ka qenë edhe më herët. Ishin ndaluar deri para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve sigurisht që kanë pasur dëshirë. Asgjë, serioze nuk është”, ka thënë Beqiri, raporton KP

Ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë kryetar i degës.

“Nuk është problem i ndërrimit të kryetarëve të degëve, ne duhet me ulë. Kur të zgjidhet kryetari ri edhe kryesia kanë me i analizuar rezultatet. Unë edhe tash do t’i analizojë rezultatet dhe pastaj konform analizës që na del dhe të dilet me qëndrime të qarta, por që i bëjnë strukturat e degës. Gjithmonë nënkupton, Kryesia e degës dhe Kuvendi i degës, nëse ka nevojë. Por, kryesia e degës dhe kryetarët e nëndegëve janë ata që vendosin, ndryshe këto punë nuk bëhen”, theksoi Beqiri.

 

Exit mobile version