Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se ngritja e mocionit është e drejtë kushtetuese, dhe si të tillë ne si LDK e marrim me qetësin më të madhe.
“Me të arriturat e kësaj qeverie është normale që nuk pajtohen ata që nuk pajtohen të opozitës dhe dikush tjetër. Ne si grup parlamentar konsiderojmë se qeveria Mustafa është më e suksesshmja që nga paslufta”, ka thënë Beqiri.
Ai ka shtuar se është e vërtetë që ka pasur ngecje, por sipas tij ka pasur ngecje në krim të organizuar, në mos sundim të ligjit.
“Ne si LDK mbesim të përkushtuar që çdo herë kur është në interes të vendit të mbështesim punën e institucioneve dhe atyre që punojnë në interes të vendit”, tha Beqiri.
Beqiri theksoi se fuqia opozitare në Kuvend është prej 30 deputetëve, duke shtuar se mocioni është i bazuar në të pavërteta dhe se deputetët e LDK-së do ta votojnë kundër.
“Nëse qëndrimi i lihet deputetëve që të respektohet vullneti i qytetarëve kjo bie në ndesh me marrëveshjen e koalicionit”, tha Beqiri./Telegrafi/