Site icon Telegrafi

Beqiri: Të gjithë u bënë kundër LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Ismet Beqiri ka thënë se me votimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa u tregua se të gjitha partitë kushtimisht janë bërë në njërën anë dhe se kjo nuk ishte vetëm punë e opozitës.

Sipas tij, kjo është gjeografia politike dhe në pamundësi që një parti të udhëheq e vetme me Qeverinë, ka ardhur deri tek kjo situatë.

“Realisht të votosh kundër vetes është pak e habitshme”, ka thënë Beqiri, duke aluduar në deputetët e PDK-së, parti e cila gjithashtu ishte pjesë e koalicionit qeverisës.

Ai ka vlerësuar se Kosova duhet të ndihet mirë që ka pas një qeveri të udhëhequr nga Isa Mustafa.

“Është shumë e qartë se kjo dikujt si ka pëlqyer, dhe kjo dikujt qenka bukur shumë”.

“LDK-ja, jo vetëm kësaj radhe, është ballafaquar me të gjitha partitë parlamentare. Por, si një parti që ekziston qe 27 vjet ju siguroj se do të jemi partia e cila do të dëshmohet edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme”. /Telegrafi/

Exit mobile version