Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri po qëndron në Strasbourg ku ka filluar sesioni veror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Beqiri në Strasbourg ka takuar Presidentin e Partive Popullore Evropiane, Jean Claude Juncker. Përmes një postimi në Facebook, Beqiri ka treguar se çka biseduar me Juncker lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Sot në Strasbourg filloi sesioni veror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Takimin e parë e mbajtëm në Grupin Parlamentar të Partive Popullore Evropiane-EPP.
Në takim mori pjesë edhe Presidenti i EPP-së Joseph Daul.
U diskutuan shumë qështje që kanë të bejnë me punen e Komisioneve,punën e grupit,zgjedhjet e ardhshme për Presidentin e EPP-së,i cili do të mbahet në tetor,për nevojën që EPP të ketë kandidatin e saj për Sekretar Gjeneral të Këshillit të Evropës etj.
Pasdite ne takimin e EPP-së ishte Presidenti i Komisionit Evropian z.Jean Claude Juncker.
Ai afër 2 orë foli per shumë tema dhe u përgjigj në shumë pyetje të Deputetëve.
Në pyetjen time se ku jemi me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën,Presidenti Juncker tha se ne si Komision Evropian e kemi kryer punën tonë,tani po mundohemi ti bindim disa qeveri të disa shteteve të japin sinjalin e gjelbër si për Kosovën por edhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Përmendi luftën kundër korupsionit dhe sundimin e ligjit.
Edhe me këtë rast u vërtetua,sa është e rëndësishme,të jemi aty ku flitet për ne,si në këtë rast,në Grupin më të madh të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës,në EPP,ku ne si LDK jemi anëtar.
Sesioni veror i Asamblesë dhe Komisionet Parlamentare,po ashtu edhe GP i EPP-së,vazhdojn punimet deri të premten 29 qershor.