Site icon Telegrafi

Beqiri: Do ta përkrahim Projektligjin për FSK-në

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka theksuar se deputetët e LDK-së do ta përkrahin formimin e ushtrisë.

Ai këto komente i ka bërë sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Emri është kategori kushtetuese dhe nuk mund të ndryshohet. Nëse vjen projektligji në Kuvend ne do ta përkrahim”, ka shtuar Beqiri.

Ndryshe, dje presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka iniciuar projektligjin për transformimin e misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përmes së cilit ky mekanizëm po merr atributet dhe kompetencat e ushtrisë./Telegrafi/

Exit mobile version