Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka treguar qëndrim e partisë së tij për koalicionet pas zgjedhjeve.
Beqiri ka thënë se pas zgjedhjeve do të diskutojnë për koalicion me të gjitha partitë, por jo edhe me PDK-në e Kadri Veselit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës do të shkojë e vetme në zgjedhje, e më pas do të diskutojmë me secilin subjekt politik për një koalicion të mundshëm, por kjo nuk vlen për PDK-në, për shkak se ky subjekt politik na e ka ngulur thikën pas shpinës, prandaj nuk do ta bëjmë më të njëjtin gabim.”, ka thënë Beqiri në T7.
Beqiri, ka thënë se partia e tij do të krijojë një ekip që do të dalë fitues në zgjedhjet e parakohshme, duke mos pranuar të jap emra se kush do të jetë kandidat për kryeministër.
Ai ka thënë se partia e tij do të krijojë një ekip që do të dalë fitues në zgjedhjet e parakohshme, duke mos pranuar të jap emra se kush do të jetë kandidat për kryeministër.
“Pa dyshim që emrin do ta japim me kohë, por aktualisht nuk e kemi”, ka thënë Beqiri.
I pyetur rreth emrit të Vjosa Osmanit, ai ka thënë se nuk mund të mohojë që ajo do të kandidojë për kryeministre, por një gjë të tillë e thotë edhe për pretendentët tjerë.
“Unë nuk po them që nuk është Vjosa Osmani, që s’është Lufti Haziri, Agim Veliu, e shumë emra “, ka shtuar tutje Beqiri..
Për Vjosa Osmanin ai ka përsëritur edhe një herë se as nuk e pohon dhe as nuk e mohon se mund të jetë kandidate për kryeministre.
Më tej ka thënë se s’ka asnjë bisedë për këtë punë dhe asgjë zyrtare sa i përket caktimit të kandidatit për kryeministër.
Për pjesëmarrjen e Vjosa Osmanit në takimin me ambasadorin Kosnett, Beqiri ka thënë se nuk është hera e parë që deputetja Osmani ka marrë pjesë në takime me ambasadorë