Përfaqësuesi i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri deklaroi se krahasuar me zgjedhjet e kaluara pjesëmarrja dhe keqpërdorimi i fëmijëve në fushatën aktuale zgjedhore është më e ultë.
Lidhur me këtë në emisionin e mëngjesit në RTK, ka folur Bajram Beqiri, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës.
Sipas tij, krahasuar me zgjedhjet e kaluara kësaj here fushata është më e qetë dhe keqpërdorimi është pak më i vogël.
Ai tha se pjesëmarrja e fëmijëve mund ta rrit masën por jo edhe votën kur dihet se nuk kanë të drejtë vote.
Beqiri tha se në disa raste janë të njoftuar se fëmijët përdoren edhe për shpërndarje të posterëve të kandidatëve të ndryshëm, megjithatë edhe kjo gjë është në nivel më të vogël se herëve të kaluara.
Ai tha se edhe shkollat nuk duhet të shfrytëzohen në kohën e mësimit, por të gjendet koha kur ato janë të lira dhe fëmijët shkojnë në shtëpi.