Site icon Telegrafi

Beqiri i përgjigjet Lutës: Unë po punoj për parti

Me deklaratat e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit për djegien e veturës dhe keqpërdorimin e saj nuk pajtohet Ismet Beqiri.

Ai ka thënë se veturën e LDK-së nuk e përdori për punë private dhe thotë se është duke kryer edhe punë për këtë parti, derisa tregon se disa nuk po bëjnë punë por vetëm po flasin.

“Është çuditshme se si për dikë më e rëndësishme qenka djegia e një veture të partisë, sesa akti dhe dhuna që po ushtrohet. Në një vend demokratik veturën mund ta parkosh ku të duash, s’ka rëndësi në oborr apo në parti. Por tek ne kjo nuk po lejohet. Sa për rikujtim, para disa ditësh më është sulmuar edhe zyra ime e edhe zyra e LDK”, ka thënë Ismet Beqiri për Express.

“Unë nuk po dua të bëj komente shumë për deklaratën e Hazirit, por dua ta sqaroj se vetura është në dispozicion të partisë 24 orë dhe kemi të drejtë ta përdorim. Nuk kam qenë në asnjë punë private me veturë, por kemi qenë me punë të partisë. Bile unë mund të them se po punoj për partinë dhe po bëj punë, e jo si do do që sheshin vetëm mend dhe fjalë”, ka thënë Beiqri.

Beqiri nuk ka pranuar të flas lidhur me atë se çfarë qëllime mund të ketë deklarata e Hazirit në drejtim të tij.

“Nuk kam çka them për ketë. Pyeteni atë, ai edhe mund të thotë arsyen”, ka thënë Beqiri.

Exit mobile version