Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se mënyra e tërheqjes së ligjit për Demarkacion nga rendi i ditës së seancës së sotme, mund të mos i pëlqej dikujt.
“Mënyra e tërheqjes dikujt mund të mos i pëlqej, por kryeministri i tha arsyet se përse duhet me u tërheq projektligji për demarkacionin”, ka thënë Beqiri.
Ai më pas u ka thënë deputetëve të opozitës që të mos merren me deputetë të LDK-së, por t’i këqyrin deputetët e tyre./Telegrafi/