Site icon Telegrafi

Beqiri: Nuk duhet të ketë garë patriotizmi se kush do ta bëjë ushtrinë

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se është mirë që u rrënua muri në veri të vendit dhe atë pa tensione.

Beqiri foli edhe për ushtrinë e Kosovës për të cilën tha se nuk duhet të ketë garë patriotizmi se kush do të bëj ushtrinë.

“Pa ndihmën e NATO-s dhe SHBA-së nuk mund të kemi një ushtri ashtu si e duam. Synimi jonë është të kemi ushtrinë e Republikës së Kosovës”, tha Beqiri.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së tha se s’ka pas qeveri që ka punu në kushte më të rënda se qeveria aktuale.

Ai foli edhe për çështjen e demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.

Sipas tij, nuk është e drejtë që për shkak të disa deputetëve të cilët i kanë nga dy pasaporta dhe lëvizin lirshëm të bllokohet procesi i demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.

Ai tha se ata deputetë që kanë nga dy pasaporta e mund të lëvizin lirësim të mos mbajnë moral.

Shefi i GP-së të LDK-së tha se demarkacioni do të votohet, por kërkoi që të mos vonohet.

Beqiri foli edhe për seancën e së enjtes ku do të jenë dy interpelanca për kryeministrin, edhe pse sipas tij njëra do të duhej të ishte për ministrin e Shëndetësisë, pasi ka të bëjë me sigurimet shëndetësore. /Telegrafi/

Exit mobile version