Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se nuk ka asnjë dyshim që liria që sot e gëzojmë dhe shteti i pavarur i Republikës së Kosovës është rezultat i një rezistence me presidentin Rugova dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, lufta ka qenë e drejtë kundër gjenocidit dhe këtë fakt s’mund ta mohoj askush në asnjë rrethanë.
“Jemi të vetëdijshëm që si shtet po ndërtojmë dhe duhet të ndërtojmë situata të pavarura, dhe duhet t’i tejkalojmë me qetësi dhe largpamësi. Këto organe shtetërore duhet të jenë të pavarura dhe të përgjegjshme. Të reflektoj kjo pavarësi e organeve me vendime të drejta”, tha ai./Telegrafi/