Telegrafi

Beqiri: Kundër-zbuluesi Michael Civik lanë para për të birin e Çavkov

Zahir Beqiri Çaushi në fjalët e tija përmbyllëse në procesin gjyqësor kundër tij dhe vëllait të tij, të akuzuar në aferën „Fabrika për letër njoftime“ ka thënë që agjenti iranian i kundërzbulimit Michael Civik i cili jeton në Strumicë, përmes një firme në Hong Kong lanë para për Ivan Çavkov, të birin e ministrit të brendshëm, Çavkov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prokurorja Natasha Goxhovska ka theksuar që dëshmitarët e dëgjuar dhe provat materiale të dëshmuara pa dyshim i vërtetojnë veprat për të cilët ngarkohen të akuzuarit.

Miroslav Vujiq, avokati i të akuzuarve në fjalimin e tij ka theksuar që Prokuroria publike nuk ka  arritur të dëshmojë se klientët e tij janë kryerës të veprave për të cilat akuzohen. Sipas tij, gjykimi i vëllezërve paraqet vetëm vazhdim të teatrit i cili e ka ndjekur lëndën që nga fillimi.

“Aktakuza në procedurë të shkurtuar paraqet vetëm dëshmi që ky rast është përgatitur shumë më parë, sipas skenarit të dikujt. Pres që gjykata ti analizojë të gjithë provat dhe të sjell vendim lirues – ka thënë Vujiq në fjalën e tij përmbyllëse.

Aktgjykimi për Çaushin do të shqiptohet nesër në ora 9.30./Telegrafi/