Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka theksuar se si parti janë në mobilizim të përgjithshëm për siç ka thënë pengimin e të këqijave që po i ndodhin vendit.
Në këtë drejtim, sipas Beqirit, LDK është garant dhe gardian i mbrojtjes së shtetit të Kosovës.
Ai gjithashtu ka kërkuar zgjedhje të reja sa më parë, duke vlerësuar se ato janë fillim i rrugëzgjidhjes për problemet që ka Kosova.
Postimi i Beqirit në Facebook:
Mobilizimi ynë i përgjithshëm për pengimin e të këqijave që po i ndodhin vendit tonë si: zhvatja e buxhetit të vendit, zyrtar të shumtë nën hetime dhe me aktakuza, mungesa e perspektivës për qytetarët tanë, mungesa e zhvillimit ekonomik, mungesa e legjitimitetit politik, qytetarë dhe Institucional të koalicionit të pakicës, bllokimi i punës së Kuvendit, janë disa nga dëmet enorme që po i bëhen shtetit të Kosovës.
Informimi i drejtpërdrejtë i strukturave tona për të gjitha këto e çështje tjera dhe alternativat tona për këto probleme, ishin temë e takimit dhe debatit tonë me Strukturat e Degës së LDK-së në Gjakovë, kryesuar nga Kryetari z.Luan Gola.
LDK garant dhe gardian i mbrojtjes së Shtetit te Kosovës.
Zgjedhjet e reja sa më parë, janë fillim i rrugë zgjidhjes për këto probleme.
Aktivitet dhe punë e madhe na pret në Degët tona, përfshirë Degën në qytetin e Gjakovës, qytetin e traditës. /Telegrafi/