Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri ka kërkuar që të largohen të gjitha pikat e rendit të ditës për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka kërkuar që të mbetet si pikë e vetme vetëm shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trepçën.
Ky propozim është mbështetur edhe nga Shefi i GP-së të PDK-së, Zenun Pajaziti./Telegrafi/