Telegrafi

Beqiri: Greva e mësimdhënësve është e drejtë dhe e nxitur nga rritja e pagave të qeveritarëve

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, konsideron se greva e SBASHK-ut është e drejtë si dhe është e nxitur nga rritja e pagave të qeveritarëve.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se e mbështet grevën, ndërkaq ka theksuar se ulja e pagës së kryeministrit Haradinaj, e të tjerëve, është demagogji.

“Tani, disa zyrtar gjoja po kërkojnë të zvogëlojnë pagën e tyre, e rrisin pagën, pastaj thonë po e zvogëlojnë, kjo është demagogji, sepse ajo prapë mbetet siç ishte, pagë e lartë. Disa prej tyre as nuk kanë nevojë për paga, jetojnë mjaftë mirë nga mëditjet e shumta dhe..”, ka shkruar Beqiri.

Ai ka përmendur edhe një marrëveshje me SBASHK-un që sipas Beqirit koalicioni parazgjedhor PAN e kishte arritur në këmbim të votave.

“Kur ju duheshin votat, nënshkruanin memorandume me SBASHK-un, e tani dikush prej tyre po i quan greva politike. Me greva,mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësor po kërkojnë një të drejtë që ju takon dhe po mbrojnë dinjitetin e tyre. Para se të flasim për pasojat duhet të flasim edhe për shkaktarët”, ka shkruar ai.

“Po bëhen shumë ditë nga greva e mësimdhënësve tonë dhe jo vetëm e tyre. E vërtetë është që nxënësit po dëmtohen, por poashtu është e vërtetë që mësimdhënësit po mbrojnë dinjitetin e tyre.

Greva përveç që është e drejtë e tyre, ajo ishte edhe e nxitur me rritjen e pagës së qeveritarëve.

Tani, disa zyrtar gjoja po kërkojnë të zvogëlojnë pagën e tyre, e rrisin pagën, pastaj thonë po e zvogëlojnë, kjo është demagogji, sepse ajo prapë mbetet siç ishte, pagë e lartë. Disa prej tyre as nuk kanë nevojë për paga, jetojnë mjaftë mirë nga mëditjet e shumta dhe…

Kur ju duheshin votat, nënshkruanin memorandume me SBASHK-un, e tani dikush prej tyre po i quan greva politike.

Me greva,mësimdhënësit dhe punëtorët shëndetësor po kërkojnë një të drejtë që ju takon dhe po mbrojnë dinjitetin e tyre.

Para se të flasim për pasojat duhet të flasim edhe për shkaktarët./Telegrafi/