Telegrafi

Beqiri e Topiq, për ligjin për drejtat e autorit

Me këtë rast, Beqiri e njoftoi mysafirin kroat për aktivitetin që po zhvillohet në zbatimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit në Republikën e Kosovës.

Ministri Beqiri tha se përvoja e Zyrës Shtetërore të Republikës së Kroacisë për të Drejtat e Autorit, mund të na ndihmojë për gjetjen e formave sa më të mira për funksionalizimin, përkatësisht zbatimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit në Kosovë.

Ndërkaq, Topiq tha se zbatimi në jetë i ligjeve të tilla është me rëndësi të veçantë për të dyja vendet tona mike, duke ofruar ndihmën e nevojshme dhe përvojën e vendit të tij në zbatimin Ligjit për Drejtat e Autorit në Kosovë. /Telegrafi/