Site icon Telegrafi

Beqiri: Dialogu ka dhënë rezultate në integrimin e veriut

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se LDK vazhdimisht e ka shprehur brengosjen për gjendjen në veri dhe përkushtimin për përmirësimin e situatës.

Ai tha se ka përparime në veri, që nuk mund të mohohen.

Sipas tij, dialogu i Brukselit, jo në përmasa të dëshirueshme dhe të nevojshme, por ka dhënë rezultate të caktuara në integrimin e asaj pjese. /Telegrafi/

 

Exit mobile version