Me këtë rast, ministri Beqiri tha se ekspozimi i këtyre artizanateve popullore dëshmon për vlerat e larta të kulturës sonë kombëtare, e cila, siç u shpreh ai, duhet të ruhet dhe të promovohet në kuadër të vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore evropiane.
Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, duke bërë hapjen solemne të këtij panairi, tha se organizimi i ngjarjeve të këtilla ka një rëndësi të veçantë, sepse ato, me bukurinë e tyre, e begatojnë dhe zbukurojnë kryeqytetin e Kosovës.