Site icon Telegrafi

Beqiri: Dërguti ka keqpërdor logon e Kuvendit

 

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka reaguar ndaj nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, e cila në fillim të seancës lexoi letrën të cilën ia ka shkruar ITU-së.

Beqiri tha se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e ka keqpërdorur pozitën e saj dhe dërgimi i letrës ka qenë me motive politike.

“Keni keqpërdor logon e Kuvendit. Është e drejtë me thanë mendimin e saj, por ajo që qëndron është që absolutisht nuk qëndron të thirreni në emër të 200 mijë nënshkrimeve”.

Exit mobile version