Telegrafi

Beqiraj shënoi ndaj Turqisë, thotë se nuk e ka ndërmend të pensionohet me Malin e Zi

Fatos Beqiraj nuk e ka ndërmend të ndalet dhe këtë e ka treguar edhe ndaj Turqisë ku shënoi golin e vetëm për vendasit në humbjen 2-1.

Mali i Zi mbylli kualifikimet në pozitën e katërt në grupin G, pas Holandës, Turqisë e Norvegjisë.

Beqiraj mban rekordin për paraqitje te Mali i Zi, me 84 ndeshje dhe 14 gola. Ai ka 22 ndeshje më shumë se lojtari i dytë, Stevan Jovetiqit.

33-vjeçari Beqiraj nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga përfaqësuesja malazeze.

“Kemi humbur për shkak të pakujdesit. Ndeshjen e filluam ashtu si u morëm vesh me selektorin. Mund të jem krenar për ekipin”.

“Dy ndeshjet e fundit janë model se si reprezentacioni duhet të luaj në të ardhmen. Kanë munguar shumë lojtarë”.

“Futbollistët e rinj që kanë fituar rastin kanë dëshmuar se mund të jenë pjesë e këtij grupi. Gjithnjë kam thënë, unë jam në shërbim të përfaqësueses dhe do të jem këtu për aq kohë sa ka nevojë për mua”, ka thënë Beqiraj. /Telegrafi/