Ekipi i kryeqytetit kroat shënoi fitore minimale ndaj Osijek dhe tre pikët e fituara i kanë mjaftuar të sigurojë edhe matematikisht titullin e kampionit.
Dinamo ka 13 pikë më shumë se ekipi i dytë i renditur, Hajduku i Splitit me edhe katër ndeshje të mbetura. Titulli është i 13-ti për Dinamon dhe i gjashti radhazi në kampionatin kroat. /Telegrafi/